Studentët e Shkencave Kompjuterike vizituan kompaninë “Telkos” në Prishtinë

14 Dhjetor 2018

Në kuadër të lëndës “Metodat dhe teknikat e telekomunikimit”, studentët e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike, vizituan kompaninë “Telkos”, me bazë në Prishtinë, e cila ofron internet dhe IPTV me teknologji plotësisht të bazuar në fije optike.

Studentët e vitit të tretë patën rastin të shohin drejtpërdrejt punën që bën “Telkos” në terren, për shtrirjen e fijeve optike. Përveç tjerash ata panë se si konfigurohen pajisjet për telekomunikim, si bëhet shtrirja e fijeve të fibrave optike, si bëhet lidhja e fijeve përmes teknikës së splice-imit nëpër pusetat apo nyjet e ndryshme nëpër vende të ndryshme afër vendbanimeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mbajtjen e praktikës profesionale nga studentët e Shkencave Kompjuterike të AAB-së pranë kësaj kompanie.

 

Share: