Studentët e Shkencave Kompjuterike zhvillojnë web-aplikacione me rëndësi të veçantë

15 Maj 2018

Në kuadër të lëndës Gjuhët Web dhe Teknologjitë, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Anida Hasanagiq dhe Fidan Ymeri, kanë zhvilluar Web Aplikacione të cilat në vendin tonë janë mjaft të nevojshme. 

Këto aplikacione janë zhvilluar me teknologjitë e fundit dhe janë të përshtatshme për pajisje të ndryshme (ekrane të ndryshme), dhe së shpejti do të jenë edhe publike në verzionin final.

Studentja Anida Hasanagiq ka zhvilluar web-in e-turizmi, që do t’ ju ndihmojë turistëve të cilët nuk i njohin mirë pjesët e Shqipërisë.

Ndërsa, Fidan Ymeri ka punuar në Web aplikacionin e tij i cili ofron mundësinë që vlerësimi i studentëve apo nxënësve, të bëhet në mënyrë elektronike.

Për më shumë klikoni linkun më poshtë

  1. http://e-turizmi.likesyou.org
  2. http://zhvilluesi.ml/

 

 

Share: