Studentët e Sportit po ndjekin kursin e skijimit në Mavrovë 

21 Shkurt 2019

Edhe sivjet, si çdo vit tjetër studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB, po ndjekin kursin e skijimit.

Dhjetëra studentë të këtij fakulteti, nën udhëheqjen e mësimdhënësve Zenel Metaj, Besim Gashi, Nazim Myrtaj, Shkelzen Shala e Armend Xhemajli, po qëndrojnë në Qendrën Rekreative në Mavrovë të Maqedonisë Veriore, ku po shfrytëzojnë terrenet e skijimit për përgatitjen e tyre profesionale.

Studentët pjesëmarrës në këtë kurs po e shijojnë qëndrimin bashkë me kolegë, ndërsa u shprehën se çdo student duhet t’ i shfrytëzojë mundësitë që Kolegji AAB, në veçanti Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, ofron për përgatitjen e mëtutjeshme të tyre. 

Mbështetja e vazhdueshme e Kolegjit AAB për aktivitete të këtilla praktike për studentët e sporteve, ka dhënë jo rrallë edhe rezultate kulminante të studentëve në disiplina të ndryshme sportive.

Share: