Studentët e Stomatologjisë suksesshëm po i shënojnë aktivitetet për Ditën e Stomatologut

4 Mars 2020

Rreth 500 studentë dhe staf i Kolegjit AAB, kanë shfrytëzuar deri tani shërbimet falas të studentëve të Stomatologjisë, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Stomatologut.

Studentët, stomatologë të ardhshëm, të mentoruar nga mësimdhënësit prof. Mimoza Selmani, prof. Avdyl Shoshi, prof. Teuta Bicaj e prof. Bleron Azizi, po kryejnë ekzaminime orale falas në laboratorët e stomatologjisë në Kolegjin AAB. 

Studenti Aron Kelmendi tregoi se në këtë aktivitet në cilësinë e ekzaminerëve janë angazhuar 10 studentë të vitit të dytë dhe të tretë, ndërsa janë edhe dhjetëra të tjerë, studentë të vitit të parë të cilët po shpërndajnë broshura që kanë për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë e shëndetit oral.

Iliriana Hasani dhe Enis Zuka, studentë ekzaminerë treguan se nga numri i atyre që kanë kryer ekzaminime gjatë këtyre dy ditëve, se problemet më të shpeshta që paraqiten te studentët janë kariesi si dhe nevoja për përdorimin e protezave.

Ata gjithashtu treguan se është punuar shumë edhe në këshillimin e pacientëve për mirëmbajtjen e shëndetit oral.

Share: