Studentët Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB po mbajnë praktikën profesionale nëpër Institucionet Parashkollore në Kosovë

21 Maj 2018

Studentët e vitit tretë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB janë duke e mbajtur praktikën profesionale nëpër Institucionet Parashkollore në Kosovë.

Institucionet në të cilat këta studentë janë duke e mbajtur praktikën profesionale janë: Shkolla “Naim Frasheri” në Prishtinë, “Ismail Qemaili” në Prishtinë, “Pavarësia” në Prishtinë, “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë,”Ismail Luma” në Lipjan, “Ahmet Delija” në Skenderaj, “Ibrahim Rugova” ne Obiliq, “Ismet Rraci” në Klinë, “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, “Enver Maloku” në Podujevë, si dhe në Kopshtin “Bardha 2” në Prishtinë , kopshtin “LA La Land” në Fushë Kosovë, etj.

Praktika profesionale e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, e cila është e obligueshme për të gjithë studentët e këtij fakulteti, ka filluar në fillim të muajit maj dhe do të zgjasë një muaj.

Kujtojmë se Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: