Studenti i AAB-së, Edon Bublaku, krijon antivirusin “GuardAV”

17 Shtator 2018

Edon Bublaku, i cili sapo ka mbrojtur temën e masterit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka arritur të krijojë një aplikacion të sigurisë i cili identifikon dhe eliminon versionet më të reja të softuerëve qëllimkëqinj.

Antivirusi Guard AV, i krijuar nga Edon Bublaku, madje arrin të krijojë siguri edhe nga Ransomëare, virus ky më i njohuri që shifron të dhënat dhe kërkon dëmshpërblim për rikthimin e tyre.

Studenti Bublaku tha se Kolegji AAB e ka ndihmuar në krijimin e këtij aplikacioni të sigurisë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme deri në realizimin e këtij projekti.

“Kolegji AAB përkatësisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike më ka ndihmuar mua dhe shumë studentë të tjerë në ofrimin e kushteve të shkëlqyera për studime. Për suksesin tim dua të shpreh një falënderim të veçantë për profesorin dhe mentorin e punimit Arianit Maraj i cili më ka mbështetur dhe orientuar vazhdimisht që të zhvillohet një punim sa më cilësor, gjithashtu e falënderojë dekanin Jusuf Qarkaxhija i cili gjithmonë ofron mbështetje dhe ndihmë të pakursyer”, shtoi ai.

Me përdorimin e antivirusit “GuardAV” në sistemet tona kompjuterike mundësohet një siguri me e lartë në përdorimin e internetit ashtu edhe në përdorimin e aplikacioneve tjera të brendshme.

Edon Bublaku, me një sukses të jashtëzakonshëm ka mbaruar edhe studimet themelore në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në AAB.

 

Share: