Studenti i AAB-së, Gëzim Morina ngriti Kupën e Kampionit të Kosovës në Basketboll

6 Qershor 2022

Golden Eagle Ylli ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në basketboll. Gëzim Morina, student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, ishte ai që vendosi për triumfin e kësaj finale, duke realizuar dy gjuajtje të lira për rezultatin përfundimtar, 70:64.  

Gëzimi u shqua për performancë të jashtëzakonshme gjatë ndeshjeve të Play off-it, duke qenë vendimtar në rrëmbimin e titullit. Vlenë të theksohet se Gëzimi shquhet edhe si student i dalluar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB.

Share: