Studenti i AAB-së, selektor i kombëtares së Kosovës në volejboll

26 Gusht 2019

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Edon Ibrahimi këtë vit është selektor i Kombëtares së Kosovës në volejboll dhe aktualisht po merr pjesë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Atje Edoni dhe përfaqësuesja e Kosovës po garojnë në mesin e 10 shteteve pjesëmarrëse. Për Edonin, kjo është një përvojë dhe ndjenjë e veçantë pasi angazhimet e tilla do t’i ndihmojnë në vazhdimin e suksesshëm të karrierës së tij profesionale, ndër të tjera vlerëson mundësitë që Kolegji AAB i ka ofruar gjatë studimeve.

“Dua të them se përveç kushteve të cilat nuk diskutohen se janë të përmasave evropiane, Kolegji AAB është zgjedhja më e mirë për secilin që dëshiron të ketë sukses dhe të arrijë atje ku dëshiron”, tha Edoni.

Ai poashtu ka formuar klubin e tij FerVolley në Ferizaj dhe aktualisht është në përfundim të studimeve Master për Kulturë Fizike dhe Sport në Kolegjin AAB.

Share: