Studenti i AAB-së, Senad Durguti, po merr pjesë në konferencën “Model European Union Paris” e cila po mbahet në Paris

Nën patronatin e Asamblesë Kombëtare Franceze dhe Komisionit Evropian, në Paris të Francës po zhvillohet konferenca “Model European Union Paris”, në të cilën po merr pjesë edhe studenti i Kolegjit AAB, Senad Durguti.

Kjo konferencë ka për qëllim të mbledh të rinj nga Evropa të diskutojnë për funksionimin e organeve legjislative të Bashkimit Evropian, konkretisht parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.

Me këtë rast, Senad Durguti, student i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, tregoi se kjo konferencë po i ndihmon atij që të njoh kultura të ndryshme dhe të takoj personalitete të shquara si ministren franceze për çështje evropiane, Nathalie Loisea dhe ish presidentin e asamblesë kombëtare, François De Rugy. Ai gjithashtu shtoi se Kolegji AAB në aspektin e organizimeve të konferencave është në nivelin e njejtë me konferencën që po mbahet në Paris.  

Se studentët e AAB-së janë të përgatitur profesionalisht në drejtimet e tyre ende pa i përfunduar studimet këtë e dëshmon më së miri pjesëmarrja e tyre në shumë konferenca ndërkombëtare, trajnime, praktika të ndryshme, etj…

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO