Studenti i Kolegjit AAB Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij

7 Gusht 2023

Studenti i Fakultetit Kulturë Fizike dhe Sport të Kolegjit AAB Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e argjendtë në hedhje të gjyles. Ai ka shënuar një tjetër sukses në gara ndërkombëtare duke u kthyer si i argjendtë në hedhje të gjyles nga Lojërat Frankofone që u zhvilluan në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos 2023, derisa rezultati i tij ishte 18.36 metra.

Siç u shpreh Muhameti, rezultati i arritur nuk ishte në synimet e tij pasi që për një kohë të shkurtë pati shumë gara, por fitorja ndërkombëtare prapë është një suksese i arritur. Kjo është medalja e dytë për atletikën kosovare në Kinshasa 2023.

Share: