Studenti i Kolegjit AAB Muhamet Ramadani, medalist i bronztë në hedhjen e gjylës

20 Korrik 2023

Muhamet Ramadani student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB po vazhdon të korr suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Së fundmi, Muhameti fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23 që po mbahet në Espoo të Finlandës, në hedhjen e gjylës.

Nga 15 garues sa ishin gjithsej Muhameti zuri vendin e tretë, duke shënuar kështu një rekord të radhës për të cilin Kolegji AAB e përgëzon dhe falënderon për përfaqësimin dinjitoz që po i bën tërë vendit.

Share: