Studenti i Kolegjit AAB shpallet sportisti i vitit nga Federata e Atletikës së Kosovës

15 Shkurt 2023
The student of AAB College is declared the sportsman of the year by the Athletics Federation of Kosovo

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Muhamet Ramadani është shpallur sportisti i vitit nga Federata e Atletikës së Kosovës. Ai doli më i mirë në kategorinë e seniorëve, që nënkupton më i miri nga të gjitha grupmoshat pas sukseseve të arritura gjatë vitit 2022.

Ai u shpall nënkampion evropian me U23 në kupën e Evropës, pastaj nënkampion mediteran në Kampionatin Mediteran për U23. Në bazë të IAAF (International Association of Athletics Federations), Muhameti ka grumbulluar gjatë gjithë vitit 4506 pikë ndërkombëtare.

Share: