Studenti i Kolegjit AAB zgjidhet trajner i ekipit të volejbollit nga Sllovakia

28 Korrik 2023
AAB College student is chosen coach of the volleyball team from Slovakia

Edon Ibrahimi, student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, është zgjedhur trajner i ekipit të volejbollit nga Sllovakia VK Pirane Brusno, sukses ky që pason me dhjetëra arritje të mëparshme në karrierën e tij. Ai do të udhëheq ekipin në garat më prestigjioze ndërkombëtare për 1 vit, ndërsa njëkohësisht është edhe selektor i Kosovës U21 në volejboll. Përveç kësaj Edoni ka udhëhequr edhe një ekip tjetër të volejbollit nga Hungaria, me të cilin shënoi suksese të shumta.

Mesazhi i tij për të gjithë studentët e rinj që kanë zgjedhur Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit ishte se rezultatet do jenë të garantuara si gjatë studimeve edhe pas tyre, ndërsa shtoi se është drejtimi i duhur për të bërë hapat e parë si sportistë të ardhshëm.

Share: