Studentja e AAB-së, Krenare Çerkini, po përfaqëson studentët e Kosovës në cilësinë e nënkryetares së USK-së, në Austri

26 Prill 2017

Me qëllim të prezantimit dhe rolit të Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), studentja e Kolegjit AAB, Krenare Çerkini, në cilësinë e nënkryetares së këtij unioni, po zhvillon një vizitë zyrtare në Universitetin e Salzburgut, në Austri. Pjesë e kësaj vizite janë edhe përfaqësues të MAShT-it, kryesia e USK-së, përfaqësues nga Brukseli, Edinburgu dhe Spanja.

Në vazhdën e punimeve të kësaj vizite, kryesia e USK-së ka zhvilluar takime me përfaqësues të studentëve austriakë, ku në mes tjerash është diskutuar për rolin dhe qëllimin e USK, e në veçanti për organizimet dhe bashkëpunimet që po planifikojnë t’i kenë në të ardhmen.

Çerkini , u shpreh e kënaqur me mikpritjen nga Universiteti i Salzburgut, duke theksuar se edhe kryesia e USK, po përfaqësojnë studentët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme: “Jam me fat që jam pjesë e këtij ekipi, ku po punohet shumë për përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve të Kosovës, për krijimin e marrëdhënieve me universitetet e shteteve të ndryshme, si dhe për krijimin e mundësive të reja për studentët tanë” ka thënë ajo.

 

Share: