Studentja e Fakultetit të Gjuhës Angleze Bjondina Graiçevci punësohet në Kompaninë “Alexander Chapman”

22 Shtator 2021

Bjondina Graiçevci, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, punësohet në Kompaninë “Alexander Chapman”, dega Prishtinë, përmes një konkursi të shpallur nga kjo kompani, të cilët janë në kërkim të rritjes së kapaciteteve tyre njerëzore.

Kompania “Alexander Chapman” është një kompani ndërkombëtare me selinë kryesore në Londër, e cila merret ekskluzivisht me rekrutim të stafit për institucione financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bjondina mban pozitën e këshilltares për rekturim.
Ajo vlerëson angazhimin e Kolegjit AAB që krahas përgatitjes akademike, studentët i ndihmon edhe në përgatitjen sa më profesionale për tregun e punës. Fakulteti i Gjuhës Angleze, Kolegji AAB dhe kompania Alexander Chapman së shpejti do ta zgjerojnë bashkëpuminin e tyre me aktivitete informuese dhe tryeza të rrumbullakëta me qëllim informimin e studentëve aktualë për të qenë më të sukseshëm në tregun e punës, ku gjuha angleze është parakusht.

Share: