Studentja Krenare Çerkini ishte pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në Akademinë e Dialogut në Austri

25 Tetor 2018

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, gjithashtu kryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës, ka përfaqësuar delegacionin e Kosovës së bashku me 11 përfaqësuese të tjera nga Kosova në Akademinë e Dialogut Kosovë -Serbi, që është zhvilluar nga përfaqësueset femra nga Kosova dhe Serbia, në Stadtschlaining të Austrisë, organizuar dhe udhëhequr nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Akademia e Dialogut ka për qëllim takimin e përfaqësuesve të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një dialog mes delegacioneve të përfaqësuesve të rinj përmes simulimit të dialogut të Brukselit, me BE-në si ndërmjetësues dhe ShBA-në si vëzhgues.

Në Akademinë e Dialogut të mbajtur në Austri, përpos dialogut 10 ditor që u zhvillua mes dy delegacioneve, theks të veçantë iu dha edhe diskutimit të përfshirjes së femrës në vendimmarrje politike. Çështje të tilla u diskutuan bashkërisht me ekspertë, si: Natalia Peral, Talia Wohl, Sonja Lokar, e poashtu pjesëmarrëset patën rastin të diskutojnë edhe me ambasadoren e ShBA-së për çështje globale të femrave, znj.Melanne Verveer.

Të ftuara poashtu ishin edhe figura politike nga Kosova, si: Valdete Idrizi, Lirije Kajtazi, Mexhide Mjaku Topalli, si dhe nga Serbia Gordana Comic.

 

 

Share: