Arta Mulaku

Administratë Publike

Arta Mulaku, e diplomuar në Administratë Publike, pjesë e OSBE-së

Për revistën “AAB Alumni”, Arta kujton përshtypjet e saja gjatë studimeve në AAB. Ajo çmon kuadrin profesional akademik të këtij institucioni:  “Profesorët kanë qenë dhe janë vërtet bashkëpunues. Nuk kanë hezituar të na ndihmojnë në të gjitha format e bashkëpunimit student- pedagog, e sidomos kur bëhej fjalë për punime të ndryshme individuale, seminarike, etj., në kuptimin e sigurimit të materialit, udhëzimit për mënyrën shkencore të hartimit të punimeve”.

Arta Mulaku,  punon në Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)Misioni në Kosovë, ndërsa shton se njohuritë  që  ka fituar gjatë  studimeve në  AAB,i ndihmojnë  shumë  në zgjidhjen e problemeve në punë,  e sidomos kur bëhet fjalë për të hulumtuar dhe përpiluar ndonjë raport gjithëpërfshirës në lidhje me institucionet vendore.

Share: