Diana Hoti

Administratë Publike

Diana Hoti, studente e Kolegjit AAB, kandidate për kryetare të Balkans Youth Council për Kosovë

Gjeneratat e reja të cilat janë mirë të shkolluara paraqesin potencial për ndryshime të mëdha. Duke e pasur parasysh këtë fakt, studentët e Kolegjit AAB gjithmonë tregojnë rezultate të mahnitshme në sfera të ndryshme.

Të njëjtën gjë po e bën edhe studentja Diana Hoti e cila ndjek studimet master në  programin Administratë Publike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB. Ndonëse në moshë të re, Diana mundohet që t’i përfaqësojë të rinjtë, e që prej tyre kërkon gjënë më të vogël, votën e tyre dhe si kusht ajo e vë, përfaqësimin e tyre në Këshillin e të Rinjve të Ballkanit (Balkans Youth Council).

“Krijimi i Këshillit të të Rinjve të Ballkanit në Kosovë do të ndikojë pozitivisht dhe do të japë rezultate të mira. Mendoj që unë mund të jap kontribut në zhvillim të këtij këshilli pasi që kam krijuar një bagazh të mirë me shkollim dhe aktivitete sociale e politike. Me këtë rast unë dua të falendëroj Kolegjin AAB i cila ka një staf akademik të mrekullueshëm dhe që përgatit studentët tutje për punën profesionale” tha Hoti.

Diana ka përmendur edhe aktivitet e përvojat e saja të shumta në skenën politike e sociale.

“Për përvojën politike mund të përmend themelimin dhe udhëheqjen e Forumit Rinor dhe të Gruas të LDK në Rahovec. Gjithashtu kam udhëhequr aktivetete të ndryshme pjesëmarrëse në fushata të ndryshme politike dhe jo politike. ​ Ndër aktivitetet sociale mund të përmend organizimin e më se 9 vite të aktivitetit vullnetar të dhënies së gjakut në vendlindjen time. Mendoj dhe besoj që nëse më jepet mundësia e udhëheqjes së këtij Këshilli në Kosovë, mund të jap kontribut të madh në funksionalizimin dhe fuqizimin e tij, duke marrë parasysh mendimin e secilit të ri në Kosovë” ka thënë ajo.

Zgjedhjet për këtë forum do të mbahen këtë muaj. Të gjithë ata që dëshirojnë të përkrahin kandidaturën e Diana Hotit, këtë mund ta bëjnë duke dërguar një email mbështetës për të, në: [email protected].

Share: