Dy studentë të Kolegjit AAB, Taulant Kelmendi dhe Albina Ejupi, janë pranuar në Universitetin Liege në Belgjikë si studentë të rregullt për një mobilitet akademik, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kolegjit AAB me këtë universitet.
Studentët e Kolegjit AAB do të vijojnë programin një semestral në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Kriminalistikës të Universitetit Liege, Belgjikë, i cili do të fillojë në shtator 2018.
Kolegji AAB po ecën me hapa të mëdhenj në ndërkomëbëtarizimin e tij me marrëveshje bashkëpunimi e anëtarësime në organizma të rëndësishëm akademik evropianë. Taulanti dhe Albina, janë edhe dy studentë më shumë nga dhjetëra të tjerë që vetëm gjatë muajit maj kanë fituar bursa dhe mundësi studimi në universitete evropiane.
Suksese studentëve Taulant Kelmendi dhe Albina Ejupi!