Emine Cakaj

Gjuhë Angleze

Edhe dy studentë të tjerë të AAB-së fitues të bursave në Mevlana

Emine Cakaj dhe Valmira Gashi, studente të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, janë sudentet e vetme nga Kosova që kanë përfituar nga programi i shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik Mevlana, bursa të plota studimi për një deri dy semestra në Turqi.

Studentët e Kolegjit AAB që janë pjesë e programit për shkëmbim akademik Mevlana, do të ndjekin studimet semestrale në Universitetin “Alanya Alaaddin Keykubat” të Turqisë.

Mevlana Exchange Program është program që ka për qëllim shkëmbimin e studnetëve dhe stafit akademik në mes institucioneve turke dhe institucioneve të vendeve të tjera.

Share: