Labinot Loku

Ekonomik

I diplomuar në AAB, Labinot Loku sot po menaxhon planifikimin dhe kontrollin e prodhimit në një kompani të njohur në Gjermani

Ёshtë ky Labinot Loku, ish student i diplomuar në Fakultetin Ekonomik dega Menaxhment dhe Informatikë në Kolegjin AAB. Ai ka filluar punën në firmën Kaysser në Gjermani. Pozita e tij në këtë kompani është planifikimi dhe kontrollimi i prodhimit duke e përcjellë kështu procesin deri në fazën e fundit.
Labinoti tregon se aplikimin për këtë pozitë e ka kryer në formë të rregullt duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, përfshirë edhe diplomën e Kolegjit AAB. Ai madje nuk e fsheh se diploma e Kolegjit AAB ka qenë urë për t’ u punësuar në këtë kompani me mbi 500 të punësuar. Ai shprehet i kënaqur dhe falënderues që diploma e Kolegjit AAB dhe studimet e një niveli të lartë i siguruan vend të punës në shtetin gjerman.
Labinoti tregon edhe ambiciet e tij që në të ardhmen kompania ku punon të hapë edhe ndonjë përfaqësi në Kosovë, ku do të mund të përfshiheshin edhe shumë punëtorë të tjerë.
Ai thotë se Labinoti, inkurajon më tutje të tjerët që të bëhen pjesë e AAB-së, sepse siç thotë ai se në AAB zhvillohesh e merr dije edhe më shumë se ç’ e mendon. Shfrytëzoni mundësitë që ofron Kolegji AAB, sepse jam i sigurt që do të vijë momenti kur do ta tregoni veten para të tjerëve, porosit Labinoti!

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19