Jon Këpuska

Ekonomik

Jon Këpuska: “Kolegji AAB, mbështetja më e madhe për karrierë të suksesshme”

Jon Këpuska, është edhe njëri nga të diplomuarit e AAB-së, i cili pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik, është sistemuar si staf profesional në kampusin e AAB-së në Prishtinë. E veçanta e Jonit është se ai tashmë profesionin si ekonomist po e ushtron brenda institucionit ku ka studiuar. 

Joni thotë se studimet cilësore, angazhimi i studentëve në praktika profesionale, pjesëmarrja në konferenca vendore e ndërkombëtare e stafi profesional i mësimdhënësve janë faktorë kyç që studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB të inkuadrohen menjëherë pas studimeve në tregun e punës. 

“Arsyet pse një student duhet të studiojë në Kolegjin AAB është se studimet pranë këtij institucioni janë të një niveli të lartë akademik. Pjesëmarrja e tyre në aktivitete akademike gjatë studimeve e bën Kolegjin AAB të parin në vend, duke i përgatitur kështu studentët të jenë gati për tregun e punës menjëherë pasi ata përfundojnë studimet”, u shpreh ai. 

Ai falënderon Kolegjin AAB që i dha mundësi të jetë pjesë e stafit profesional, sepse sipas tij të kontribuosh për institucionin më të madh të arsimit të lartë në vend është mundësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19