Marigona Aliu

Komunikim Masiv

Marigona Aliu, studente e Gazetarisë në AAB, po kryen punën praktike në Glam Radio

Studentja shembullore e vitit të tretë në Fakultetin e Gazetarisë në AAB, Marigona Aliu, tashmë ka filluar punën praktike në Radio “Glam”.

Marigona ka treguar se ka filluar t’ i praktikojë mësimet torike të marra gjatë ligjëratave në AAB.

“Në AAB përshtypje më ka lënë qasja e lehtë dhe e kuptueshme në mes të profesorëve dhe studentëve, duke e bërë më të lehtë mësimin. Ndërsa, praktikat e ndryshme që ofron Kolegji AAB për studentët na kanë ndihmuar shumë në formimin tonë si gazetarë”, tha ajo.

Pothuajse në fund të studimeve të saj, ajo gjithashtu ka inkurajuar studentët e rinj dhe ata që synojnë të studiojnë Gazetarinë se AAB është vendi i duhur ku mund të studiosh dhe zhvillohesh profesionalisht.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike e praktike, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa deri tani rreth 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar.

Share: