Njomza Pllana

Komunikim Masiv

Njomza e “Gazetarisë” në AAB, tashmë gazetare e Klan Kosovës

Sigurisht tashmë keni pasur rasti të ndiqni kronikat e gazetares Njomza Pllana, në televizionin Klan Kosova. Pas një periudhe praktike profesionale, edhe Njomza së fundi i është bashkuar ekipit profesionist të gazetarëve të Klan Kosovës.

Njomza Pllana ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Gazetarisë në Kolegjin AAB. Ajo, rrëfen për përvojat e saja gjatë studimeve në AAB, duke treguar se gjatë kësaj periudhe një pjesë e ligjëratave është organizuar edhe në televizionet e Kosovës e Shqipërisë, dhe kjo ka bërë që studentët të njihen më afër me punën e gazetarëve profesionistë. 

“Studimet në Kolegjin AAB më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, pasi profesorët kanë qenë shumë të angazhuar gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve. Por, edhe Kolegji ka ofruar vizita të ndryshme në televizionet më të mëdha në vend, kjo ka bërë që në të mësojmë dhe të njihemi më mirë më profesionin e gazetarit”, tha Njomza.
Ajo gjithashtu tha se gjatë tre viteve të studimeve, në Kolegjin AAB ka mësuar shumë gjëra, të cilat çdo herë e më shumë e kanë plotësuar atë profesionalisht.

Vlen të theksohet se studentët e Gazetarisë të Kolegjit AAB, kanë zënë pozita të rëndësishme në institucione të caktuara, si udhëheqës e drejtorë mediash të ndryshme, zyrtarë të zyrave për marrëdhënie me publikun, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, etj..

Share: