“Gjatë tri viteve të studimeve në Kolegjin AAB, e kam kuptuar rëndësinë e të bërit gazetari dhe ndikimin e saj, e kjo më ka bërë të vazhdoj dhe ta dua gazetarinë çdo ditë e më shumë”, tha Njomza, për revistën “Alumni AAB” .
“Aty kam takuar profesorët më të mirë, të cilët duke më kritikuar e lavdëruar më kanë mësuar si bëhet gazetaria. Profesorët e mi, janë të njohur për ndikimin që kanë në gazetarinë kosovare dhe shumë nga ta, tashmë janë drejtues mediash, kryeredaktorë, redaktorë, e analistë të medieve”.
Gazeta “Jeta në Kosovë” deri më tani ka publikuar afërsisht 1000 artikuj hulumtues, në të cilët me shumë përkushtim ka punuar Njomëza dhe kolegët e saj.
“Së fundmi për punën time që kam bërë në gazetë, jam shpërblyer edhe me çmim për gazetari hulumtuese në fushën e arsimit”, thotë Njomza.