Njomza Salihi

Komunikim Masiv

Njomza Salihi: Pas diplomimit në Kolegjin AAB, jam punësuar në gazetën “Jeta në Kosovë”

“Gjatë tri viteve të studimeve në Kolegjin AAB,  e kam kuptuar rëndësinë e të bërit gazetari dhe  ndikimin e saj, e kjo më ka bërë të vazhdoj dhe ta dua gazetarinë çdo ditë e më shumë”, tha Njomza, për revistën “Alumni AAB” . 

“Aty kam  takuar   profesorët  më të mirë, të cilët  duke më kritikuar e lavdëruar më kanë mësuar si bëhet gazetaria. Profesorët e mi, janë të njohur për ndikimin që kanë  në gazetarinë kosovare dhe shumë nga ta, tashmë janë drejtues mediash, kryeredaktorë, redaktorë, e analistë të medieve”.

Gazeta “Jeta në Kosovë” deri më tani ka publikuar afërsisht 1000 artikuj hulumtues, në të cilët me shumë përkushtim ka punuar Njomëza dhe kolegët e saj.

“Së fundmi për punën time që kam bërë në gazetë,  jam shpërblyer edhe me çmim për gazetari hulumtuese në fushën e arsimit”, thotë Njomza.  

Share: