Elsa Zyberaj

Administratë Publike

Pas diplomimit, Elsa Zyberaj angazhohet si asistente në Kolegjin AAB 

Sukseset dhe përkushtimi i studentëve të Kolegjit AAB gjatë studimeve, ka bërë që një numër i madh i tyre tashmë të jenë të pozicionuar në pozita të ndryshme të rëndësishm në vend, rajon dhe botë.

E tillë është edhe studentja e Fakultetit të Administratës Publike, Elsa Zyberaj, e cila pas të arriturave të treguara në studime është angazhuar në asistimin e lëndëve: Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe Menaxhimi i shërbimeve publike, në kuadër të Fakultetit të Administratës Publike.

Ajo pohoi se Kolegjin AAB e karakterizojnë tre tipare kryesore që e bëjnë një të diplomuar të jetë i sukseshshëm dhe i gatshëm për të vazhuduar tutje për tregun e punës.

“Profesionalizmi, efikasiteti dhe cilësia. Tashmë unë edhe i kam parë dhe prekur nga afër këto tipare. Dua të them se të gjithë ata që i aspirojnë këto tipare mund t’ i gjejnë vetëm në këtë AAB”, shtoi Elsa.

Gjatë studimeve bachelor në Fakultetin e Administratës Publike, Elsa ishte edhe organizatore e pjesëmarrëse në shumë aktivitete të organizuara nga Kolegji AAB. Vlen të theksohet që si pjesë e Klubit të Debatit, Elsa ka mirëpritur ambasadorë të vendeve të ndryshme, zyrtarë të lartë e profesorë të shumtë.

Kjo është një dëshmi tjetër që me rritjen e Kolegjit AAB po rriten edhe sukseset e studentëve tanë.

Share: