Agon Bajqinovci

Kulturë Fizike dhe sport

Studenti i AAB-së, Agon Bajqinovci, shpallet hendbollisti i vitit nga Komuna e Prishtinës

Fakulteti i Kulturës Fizike në Kolegjin AAB është bërë sinonim i sportistëve të suksesshëm, brenda dhe jashtë vendit.
Krahas studentëve të shumtë të suksesshëm në sport që studiojnë në këtë fakultet, AAB është krenar edhe me Agon Bajqinovcin, student i vitit të parë.

Agoni është shpallur hendbollist i vitit nga Komuna e Prishtinës për vitin 2018. Krahas këtij titulli, Agoni është shpallur edhe në mesin e tre golashënuesve më të mirë në hendboll në nivel republike, me 100 gola të shënuar .
Agoni është anëtar i Klubit Hendbollistik “Prishtina”, ndërsa po ashtu është edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës në Hendboll.

Gjatë muajit prill, Agoni do të jetë pjesë e Kampionatit ndërkombëtar me përfaqësuesen e Kosovës.
Për sukseset e tij, Agoni falënderon bashkëlojtarët, familjen, miqtë dhe në veçanti edhe Kolegjin AAB, nga i cili do të ketë mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tij.

Share: