Fidan Ymeri

Shkenca Kompjuterike

Studenti i AAB-së, Fidan Ymeri punësohet si web-zhvillues në kompaninë Elkos Trading Center

Edhe pse ka përfunduar vetë vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Fidan Ymeri, falë përkushtimit të madh në ligjërata dhe ushtrime, ka filluar të shohë edhe rezultatet e para të profesionit që ka zgjedhur.

Falë njohurive të marra në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Fidani tashmë ka arritur të punësohet si zhvillues i webit në kompaninë Elkos Trading Center.

Për punën e Fidanit si student shembullor ka folur edhe dakani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prof. Jusuf Qarkaxhija, i cili tha se Fidani përveç aktiviteteve të fushës së tij, nuk e ka lënë anash as pjesëmarrjen në ngjarje tjera të organizuara nga Kolegji AAB.

“Fidani nga dita e parë e studimeve ka qenë aktiv në të gjitha aktivitetet e shumta që janë organizuar në Kolegjin AAB, si: pjesëmarrja në konferencën ndërkombëtare studentore ku prezentoi softuerin e tij për kuize online, pjesëmarrja aktive në klubet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për Internetin e gjërave (IOT), demonstrimet e ndryshme praktike, etj”, ka thënë dekani Qarkaxhija.

Ndërkohë, studenti Fidan Ymeri i cili tashmë është pjesë e kompanise Elkos, ka treguar se është duke punuar në një projekt madhor të kësaj kompanie, që pritet të lansohet së shpejti.

Share: