Blendon Baxhuku

Arte

Studenti i AAB-së fiton konkursin për logon zyrtare të InfoMedia Albania

Blendon Baxhuku, është student i Dizajnit Grafik dhe Multimedias, në Kolegjin AAB. Ditë më parë, në një konkurs publik për logon zyrtare të mediumit InfoMedia nga Shqipëria, Blendoni ka dalur fitues i konkursit në një konkurrencë të dhjetëra punimeve e kandidatëve.

Drejtuesi i mediumit InfoMedia nga Shqipëria, z.Justin Kasaj, ka treguar se propozimi i Blendionit ishte fitues i konkursit, sepse mbështetej në ruajtjen e origjinalitetit të logos së vjetër të këtij mediumi, përmbante karakteret identifikuese dhe ishte minimaliste. Kjo bëri që punimit të Blendionit t’ i besohet të bartë identitetin e Infomedias.

Blendoni është student i viti të dytë në Kolegjin AAB dhe deri tani ka treguar sukses të shkëlqyeshëm në studime. Ai thotë se pas përfundimit të studimeve ka për synim që të tregojë cilësitë dhe pasionin e tij si dizajner, duke mos harruar angazhimin e tij për të krijuar vepra që do ta përfshinin atë në tregun kombëtar e ndërkombëtar.

Share: