Arben Ibishi

Administratë Publike

Studenti i Kolegjit AAB, Arben Ibishi punësohet në Austri

Arben Ibishi, i cili ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, ka marrë përgjigjen pozitive për njohje të diplomës për vazhdimin e studimeve master nga Ministria e Arsimit të Austrisë dhe është punësuar në Fondin Austriak për Integrime (ÖIF).

Arbeni rrëfen për përvojat e studimeve në AAB, i cili shprehet tejet i kënaqur që ka qenë pjesë e këtij institucioni: “Kolegji AAB, më ka përgatitur profesionalisht për tregun e punës dhe vazhdimin e studimeve edhe jashtë Kosovës”, tha ai.   

Vlen të theksohet se një numër i madh i studentëve të të gjitha fakulteteve të Kolegjit AAB, përveç që kanë vazhduar studimet master në vendet të BE-së dhe më tej, ata sot janë edhe të punësuar nëpër kompanitë më prestigjioze në këto vende.

Share: