Anita Gashi

Shkenca Kompjuterike

Studentja e AAB-së, Anita Gashi, punësohet si Web Application Developer në “Elkos Group”

Praktikat profesionale të aranzhuara në kompani të ndryshme nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, kanë bërë që një numër i madh i studentëve pas performancave të tyre profesionale të treguara gjatë muajve të praktikës, të pajisen edhe me kontrata të rregullta të punës.

Pjesë e studentëve që janë punësuar ende pa i përfunduar studimet është edhe studentja e Shkencave Kompjuterike, Anita Gashi. Ajo tashmë pranë kompanisë Elkos Group mbanë pozitën e Web Application Deviloper.

Anita ka treguar se Kolegji AAB qysh në fillimet e studimeve të saja i ka ndihmuar që të ketë stabilitet dhe profesionalizëm në drejtimin që ajo ka zgjedhur ta ushtrojë, ndërsa tha se disa nga përparësitë që Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB i ofron janë aktivitetet e shumta, klubet e formuara si dhe praktikat e ndryshme.

“Që nga fillimi i studimeve bachelor, Kolegji AAB më ka ofruar shumë mundësi, si në pjesmarrjen në klubet e ndryshme, projekte dhe aktivitete të tjera. Kjo më ka ndihmuar që unë sot të jem e përgatitur për tregun e punës”, shtoi Anita.

Ajo gjithashtu theksoi se është falënderuese ndaj stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, që sipas saj janë gjithmonë të gatshëm për avancimin e mëtutjem të studentëve.

“Pas tre muajve praktikë, më është dhënë mundësia e punësimit si Web Application Developer, për këtë i jam shumë falënderuese Kolegjit AAB, dekanit dhe profesorëve për ndihmën dhe mbështetjen që na japin”, ka thënë Anita.

Share: