Valbona Bytyqi

Gjuhë Angleze

Studentja e AAB-së Valbona Bytyqi studimet po i vazhdon në Alanya Aladin Keykubat të Turqisë

Bashkëpunimi i Kolegjit AAB me universitete ndërkombëtare ka bërë që një numër i madh i studentëve të kenë mundësinë të vazhdojnë studimet një semestrale apo vjetore pranë universiteteve botërore.

E tillë është studentja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Valbona Bytyqi. Si studente shembullore ajo ka fituar bursë të plotë për të vazhduar studimet e Gjuhës Angleze në universitetin Aladin Keykubat të Turqisë, përmes projektit për shkëmbimin e studentëve Mevlana Exchange Programme.

Në mes tjerash Valbona potencoi se është duke e jetësuar ëndrrën e saj për t’ i sfiduar njohuritë e saja edhe jashtë vendit. Falënderues përveç Valbonës janë edhe familja e saj të cilët u shprehën se janë mirënjohës ndaj Kolegjit AAB dhe të gjithë stafit akademik e menaxherial për mundësitë e shumta që ofrojnë.

Sukseset që Valbona po i gëzon sot kanë mundësi t’ i gëzojnë edhe mijëra studentë të AAB-së të cilët kanë vendosur që studimet e tyre universitare t’ i përfundojnë në institucionin më të madh në rajon, e numri i të cilëve po vazhdon dita ditës të rritet.

Share: