“Summer Workshop” hap thirrjen për aplikim

4 Korrik 2019

Të nderuar maturantë dhe studentë,

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB edhe këtë vit organizon workshop për të gjithë maturantët dhe studentët që shprehin interesim të mësojnë për pajisjet teknologjike, kodim, robotikë, inteligjencë artificiale, sensorë të ndryshëm, etj.

Trajnimet do të zhvillohen në Kolegjin AAB me datën 11 korrik 2019. Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në: e-mail: [email protected] | Tel: 044 247 071, deri më 10 korrik 2019.

Pjesëmarrja në këtë workshop është FALAS, ndërsa në fund të workshopit të gjithë  pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Për çdo informatë shtesë, na kontaktoni përmes numrit të telefonit apo e-mailit të lartëpërmendur.

Ju mirëpresim!

Share: