“Summer Workshop” ka filluar trajnimet në Kolegjin AAB, këto ishin aktivitetet e ditës së parë

Sot kanë filluar punimet e “Summer Workshop”, i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Workshopi, i cili mban moton “Të mësojmë të praktikojmë teknologjinë” filloi me një ligjëratë speciale mbi sigurinë kibernetike, të cilën e ligjëroi Arianit Maraj, ekspert i sigurisë kibernetike. Me këtë rast, pjesëmarrësit, shumica e të cilëve janë maturantë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, patën mundësi edhe të bëjnë pyetje lidhur me sfidat me të cilat përballet teknologjia informative.

Më pas, përveç aktiviteteve të tjera, sipas plan programit janë zhvilluar edhe dy sesione:

Sesioni i parë ka përfshirë njohuritë bazike, konfigurimin dhe funksionalizimin e Printerit 3D. Pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë pasur mundësi që vet të dizajnojnë dhe të printojnë materiale dhe figura të ndryshme me Printerin 3D.

Ndërsa, sesioni i dytë u ka mundësuar pjesëmarrësve që të mësojnë njohuritë e përgjithshme mbi robotikën. Në kuadër të këtij sesioni, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të mësojnë konfigurimin e robotëve NAO, robotë këta që njihen si më të avancuarit në botë sa i përket veprimit.

Në fund të ditës së parë të këtij Workshopi, pjesëmarrësit ndoqën edhe një dokumentar mbi arritjet e fundit të inteligjencës artificiale.

“Summer Workshop”, do t’i vazhdojë punimet edhe në dy ditët e ardhshme, ku në fund, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen edhe me certifikata mbi njohuritë e tyre të fituara në këtë trajnim.

INSTITUTI AAB
APLIKO