Thirrje për aplikim në “Klubin e Mekatronikës”

15 Nëntor 2017

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka formuar “Klubin e Mekatronikës”,  i cili ka për qëllim aftësimin praktik të studentëve të rinj për krijimin dhe përdorimin e pajisjeve teknologjike.

Ky klub do të punojë së paku dy herë në javë nën menaxhimin e studentit Ilir Rrucit,

Principi i punës do të bazohet në kryerjen e projekteve të ndryshme dhe sipas nevojave të tregut.

Të interesuarit ftohen të aplikojnë në e- mail: [email protected],deri më datë 19 nëntor 2017.

Pas kësaj date do të njoftohen të gjithë aplikuesit për orarin e grupeve.

Të gjithë studentët pjesëmarrës në fund të projekteve do të pajisen me certifikata. Aktivitetet do të zhvillohen në mjediset e AAB-së.

 Ju mirëpresim dhe suksese!

 

Share: