Thirrje për aplikim në Shkollën Ndërkombëtare Verore të Transparencës në Vilnius të Lituanisë, TISI 2018

9 Shkurt 2018

Të nderuar studentë të Kolegjit AAB,

Kemi kënaqësinë t’ ju njoftojmë se është shpallur thirrja për aplikim në Shkollën Verore Ndërkombëtare të Transparencës në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, për vitin 2018.

Kjo shkollë para pjesëmarrësve prezanton zhvillimet e fundit në fushën e antikorrupsionit dhe mënyrës së llogaridhënies, gjithashtu i ndihmon udhëheqësit e së ardhmes të zbatojnë idetë e tyre në praktikë.

Ndryshe, Shkolla e Transparencës është shkollë verore e cila organizohet në bashkëpunim me Mykolas Romeris University në Vilnius, dhe si temë kryesore ka Luftën kundër korrupsionit në botë. Që nga viti 2010, ky kurs ka mirëpritur më shumë se 900 lider të së ardhmes nga 110 vende të botës.

Shkolla Verore e Transparencës do të mbahet nga 2 – 8 korrik 2018.

Afati i fundit për aplikim është data 20 maj 2018.

Për të kuptuar më shumë rreth aplikimit dhe shkollës në përgjithësi, klikoni linkun më poshtë:

www.transparencyschool.org.

 

Share: