Fakulteti i Infermierisë nënshkruan kontratë bashkëpunimi me kompanitë DKV, Expert plaze nga Gjermania

20 Qershor 2018

Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në mes të kompanisë DKV dhe Expert plaze, që do të bëhet me datën 21.06.2018 nga ora 10:00 në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Nga kjo kontratë studentëve të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB do t’ u krijohet mundësi e punësimit të menjëhershëm në tregun Gjerman si infermier/e.

Kompania në fjalë do të bëjë përgatitjen tuaj në aspektin profesional me trajnime shtesë, vizita studimore në institucionet shëndetësore në Gjermani si dhe ofrimin e kurseve intensive të gjuhës gjermane, të gjitha falas nga kompanitë DKV dhe Expert Plaze.

Andaj për të gjithë ju që keni gatishmërinë për të punuar në shtetin gjerman si infermierë, ju bëjmë thirrje që të merrni pjesë në këtë ceremoni dhe të informoheni drejtpërdrejtë nga vetë përgjegjësit e kompanisë me datë 21.06.2018 duke filluar nga ora 10:00.
Ekskluziviteti i këtij programi është vetëm për studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB!

 

 

Share: