Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e II ndërkombëtare të InTrades në Universitetin e Sakaryas – Turqi

4 Qershor 2018

Universiteti i Sakaryas në partneritet me: Kolegjin AAB – Prishtinë, Universitetin e Krajovës – Rumani, Universitetin e Punjab Lahores Qendrore – Pakistan dhe Universitetin e Teknologjisë së Pomeranisë Perëndimore – Poloni, organizojnë Konferencën e II ndërkombëtare të InTrades – Tregti Ndërkombëtare, më datë 04-05 -06 Tetor, që do të mbahet në Universitetin e Sakaryas, në qytetin Sakarya, Turqi.

Për më tepër, kjo konferencë si një vendtakim i një debati në fushën e tregtisë ndërkombëtare, synon pjesëmarrje nga student, akademik dhe menaxher të sektorit privat në përmasa ndërkombëtare. Për studentët e Kolegjit AAB ofrohet 25% zbritje për pjesëmarrje.

Për të gjithë të interesuarit, informata shtesë mund të gjeni duke klikuar KËTU, ose shkruani në e-mail adresën: [email protected].

Share: