Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare në temë “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

5 Shkurt 2016

Kemi nderin t’ Ju ftojmë të merrni pjesë në  Konferencën  Ndërkombëtare  të Fakultetit të Gjuhës Angleze të  Kolegjit AAB, e cila organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit  të  Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),   English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Network (KETNET),  në temën “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë ”.

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 25 mars 2016,  kurse Konferenca mbahet 18  qershor 2016,  në ambientet e  Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës klikoni linkun zyrtar të konferencës, http://konferencat.aab-edu.net/icllc/,  si dhe në materialin e bashkëngjitur.

Ju inkurajojmë ta ndani këtë thirrje për pjesëmarrje në  konferencë edhe me kolegët tuaj.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj dhe shpresojmë të shihemi në Kolegjin AAB- Prishtinë!

Share: