Thirrje për pjesëmarrje në shkollën verore nga Universiteti Masaryk – Çeki

15 Mars 2024
Invitation to participate in the summer school from Masaryk University - Czech Republic

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në shkollën verore të organizuar nga Universiteti Masaryk – Çeki, nga data 16 qershor – 7 korrik 2024.

Tema e kësaj shkolle do jetë “Qëndrueshmëria Urbane: Angazhohu në të Ardhmen” e cila fokusohet në zhvillimin e qendrave urbane duke pasur parasysh edhe ndryshimet klimatike.

“Intro video” mund të shikohet në këtë vegëz: https://youtube.com/shorts/epyilpL6XQA

Afati për aplikim është deri me 20 mars, 2024 në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW

DETAJE TJERA RRETH SHKOLLËS VERORE:

Universiteti Masaryk ofron një pagesë të pjesëmarrjes prej 2600 € (tarifa e plotë e pjesëmarrjes) për studentët pjesëmarrës në program.

Ky financim mbulon: tarifat e shkollimit, një program të shkëlqyer kulturor dhe social çdo-ditor si në Brno, ashtu edhe për tre ekskursione në dy vende të tjera evropiane (3 qytete), akomodimin në Brno në këto udhëtime, si dhe mëngjesin.

Studentët mbulojnë personalisht biletat e udhëtimit nga Kosova për në Brno, shpenzimet për drekën dhe darkën e tyre gjatë programit. Pranohen deri në dy ose 3 studentë nga Kolegji AAB, në varësi të kapacitetit.

Studentët e interesuar duhet të regjistrohen në vegëzën: https://shorturl.at/elmFW

Gjatë gjithë shkollës verore, studentët do të pajisen me njohuri dhe teknika që do t’i njoftojnë ata për qeverisjen me shumë nivele, planifikimin urban, cenueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në kohë ndryshimesh klimatike dhe krizash të tjera.

Struktura e kursit është si më poshtë:

Tre-katër ditë në javë në klasë, më pas udhëtim treditor në Pragë, Vjenë dhe Bratislavë. Programi është mjaft intensiv, ka shumë aktivitete mësimore formale dhe joformale, dhe vlerësimi i lëndës do të përbëhet nga provime, prezantime, ese, si dhe aktivitete në klasë.

Më shumë rreth programit mund të gjeni në:  https://summeratmasaryk.cz/urban-sustainability-engage-in-the-future

Kriteret për aplikim:

Share: