Tirron Mamusha, fitues i Kampionatit Kombëtar Dimëror në Elbasan Arena

4 Shkurt 2019

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Tirron Mamusha, ka rrëmbyer vendin e parë në kampionatin dimëror në Elbasan Arena.

Ai në mesin e dhjetë garuesve, pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosovës, ka zënë vendin e parë, duke renditur kështu edhe një sukses tjetër në karrierën e tij. Ai tha se kjo garë kishte vështirësitë e veta, mirëpo përgatitjet e tij të vazhdueshme kanë bërë që ai të dalë fitues.

“Ndihem shumë i lumtur që për herë të parë jam kampion kombëtar dimëror. Gara ka qenë mjaft sfiduese por duke marrë parasysh përgatitjet e mia, në fund puna ime u shpërblye me vendin e parë”, tha Tirroni.

Kujtojmë se studenti Mamusha përveç këtij suksesi, muaj më parë u rendit i treti në maratonën 42 km të Malësisë së Gjakovës.

 

 

 

 

 

Share: