Trajnim special për studentët e Kolegjit AAB nga një universitet prestigjioz amerikan me temën: Kujdesi ndaj traumave pediatrike

23 Maj 2018

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë organizon trajnim për studentët me temën “Kujdesi ndaj traumave pediatrike” me prof. Dr Bernard Jaffe, nga ‘Tulane University School of Medicin’, Louisiana, SHBA.

Trajnimi do të mbahet më 30 maj 2018 (e mërkurë) duke filluar nga ora 09:00-15:00, në Kolegjin AAB në Prishtinë, objekti nr. 6.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim do te pajisen me certifikata në fund të trajnimit (pa pikë akredituese).

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, andaj të interesuarit duhet të kontaktojnë për rezervim në email adresën: [email protected] deri më datë 28 maj 2018.

Share: