U bë hapja selomne e Shkollës Profesionale Gjermane (QGJK)

Qendra Gjermane e Kompetencës  ka synimet e saj që të bëj programe në përputhje me tregun e punës, punësimi i kandidatëve në vend dhe në vendet e Bashkimit Evropian, dhe secili nga të punësuarit e ka për obligim që në mënyrë të denjët t’i shërbej secilit klient.

Hapjen e kësaj shkolle profesionale e bëri drejtoresha e saj Lirika Tafa e cila ju uroj mirëseardhje kandidatëve dhe tha se do të jemi me ju gjatë këtij rrugetimi profesional.

“Të nderuar kandidat dhe punëtor, ne si menaxhimet i kësaj shkolle do të tregojmë gjithmonë kujdes dhe respekt të madh ndaj jush, që secili nga ju të ndihet rehat në mjediset tona. “

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin edhe bashkëpunëtorët e QGJK Sellma Kasumoviq dhe Kaci LLeshi. 

Sellma u shpreh e lumtur për punën e bërë në Kolegjin AAB duke thënë se ajo gjithmonë dëshironte ta ketë një shkollë të tillë, mirëpo angazhimet dhe procedurat nuk e kan lënë atë të krijojë këtë shkollë.

“Unë po mendoj që vendos’shmëria e AAB-së në këtë drejtim ju ka pelqy juve dhe mu, unë gjithmonë kam pasur dëshirë për një shkollë profesionale, jam e lumtur që tash e tutje do të punojmë së bashku”

Në anën tjetër bashkëpunotori i Sellmës është edhe Kaci, të gjithë kandidatët do të kenë të mundur të punojnë se bashku me ta. Përgjegjësi tjetër në këtë laborator estetik Kaci tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kane pasion për make-up.

“Ne do të kalojmë shumë mirë së bashku studiot  perfekte, do të bëjmë punë të mira bashk, një falenderim i madh shkon për Kolegjin AAB, kjo ka qenë një punë shumë e madhe.

Kandidatët në fund të programit do të pajisen me certifikata të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit, certifikata këto të cilat janë të njohura edhe ndërkombëtarisht.

Kandidatëve të regjistruar ju uroj shkollim sa më të mirë dhe avancime në punën e tyre.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO