U mbajt forumi “Zhvillimi profesional i studentëve përmes mësimdhënies bashkëkohore”

17 Janar 2018

Fakulteti i Shkencave Sociale, në kuadër të përmbylljes së semestrit dimëror organizoi forum me temën: “Zhvillimi profesional i studentëve përmes mësimdhënies bashkëkohore”. Hapjen e këtij forumi e bëri dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Hysen Kasumi. 

Grupet e studentëve që prezantuan në këtë forum ishin të përzgjedhur nga profesorët në bazë të angazhimit të tyre të treguar gjatë ligjëratave. Studentët prezanatuan tema të cilat ndërlidhen me programin “Përkujdesje dhe Mirëqenia e Fëmijëve”, si: Funksioni edukativ i familjes;  Mësuesia, mësimdhënia dhe mjeshtritë e saj; Metodat e punës edukative si dhe tema që lidhen me mirëqenien e fëmijës.

Punimet e prezantuara nga studentët ishin grupore dhe individuale. Në fund të prezantimeve, studentët u shpërblyen me certifikata.

Share: