U mbajt seminari “Përgatitje për tregun e punës” për studentët e Kolegjit AAB

15 Prill 2022

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me kompaninë “Hoja” mbajtën seminar me temën “Përgatitje për tregun e punës”, për studentët e nivelit Bachelor dhe Master. Ky seminar kishte për qëllim zhvillimin profesional të studentëve drejt një karriere të suksseshme. 

Studentët pjesëmarrës gjatë këtij seminari patën mundësi të marrin këshilla për aftësitë dhe shkathtësitë bazike duke diskutuar për profesionalizimin dhe etikën e punës, komunikimin e mirëfilltë dhe punën në ekip. Gjithashtu u informuan për metodat dhe strategjitë për kërkimin e punës.

Studentët pjesëmarrës në këtë seminar shprehën interes të madh lidhur me këtë aktivitet, duke zhvilluar edhe bashkëbisedim me përfaqësuesin e kompanisë “Hoja”, Gent Shalën.

Share: