U mbajt trajnimi për Hartimin e Projekteve për studentët e Fakultetit Ekonomik

23 Janar 2018

Fakulteti Ekonomik organizoi trajnim për kryesinë e Klubit të Ekonomistëve të Rinj të Kolegjit AAB.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i studentëve në shkrimin e projekteve, krijimin e ideve inovative, formën e realizimit të projekteve dhe planet e veprimit.

Gjatë trajnimit, studentët e ndarë në grupe kanë bërë planifikimin e projekteve studentore për vitin akademik 2017/2018, gjithashtu të gjitha projektet e planifikuara u diskutuan nga studentët dhe profesorët e pranishëm në trajnim.

Ky trajnim për studentët është mbajtur nga mësimdhënësja Roberta Bajrami.

Share: