U mbajtën finalet në garat sportive të “Ditëve të AAB-së, 2015”

4 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, gjatë ditës së sotme Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit organizoi garat finale në këto disiplina sportive si në: futboll, street- ball dhe ping-pong.

Ndeshja finale në turneun në futboll të vogël, u zhvillua në mes të studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Fakultetit të Gjuhës Angleze, ku ngadhënjyen studentët e vitit të parë të Fakultetit të Kulturës Fizike. Në finale referoi  studenti FeridIbishi

Finalja në streetball, u zhvillua në mes të ekipeve Mickonjat”, nga Fakulteti i Kulturës Fizike,  dhe“Whitehot”. Fitues u shpall ekipi “Mickonjat” ndërsa në finale  referoi profesori Fatmir Pireva.

Ndërsa fitues në turneun në pingpong, studentin Arlind Haliti, i cili mundi kundërshtarin e tij, Arber Gecin. Refer në këtë finale ishte prof.BesimGashi.

Koordinator dhe udhëheqës i këtyre aktiviteteve sportive ka qenë prodekani ZenelMetaj.

Medaljet dhe kupat  për fituesit e vendevetë para, do të ndahen në ceremoninë përmbyllëse të manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, më 12 qershor 2015.

Të gjithë lojërat u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, në AAB. 

Share: