U shpallën fituesit e garës universitare“Shpërblimet për punimin më të mirë të studentit/ës”

5 Qershor 2015

Gara studentore për punimin më të mirë, të prezantuar në nivel të fakulteteve, sot pati nivel tjetër. Përmes një aktiviteti të organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, kjo garë sot pati karakter garues, në nivel universitar.

Punimet e përzgjedhura nga komisionet përkatëse të fakulteteve që operojnë në të tre degët e AAB-së, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, sot u prezantuan para komisionit universitar dhe të pranishmëve të tjerë.

Pas prezantimit, me vendim të komisionit përkatës, punimet e prezantuara u shpërblyen, si vijon:

Shpërblimin për hulumtim, akademizëm dhe prezantim, e ndanë dy punime:

Për hulumtim u vlerësua studentja Behare Pllana, nga Fakulteti i Shlencave Sociale, në Prishtinë,  për punën e bërë në hulumtimin e saj në temën “ Ndikimi i edukimit parashkollor në zhvillimin social të fëmijëve”;

Ndërsa me po të njëjtin shpërblim por me vlerësim të theksuar në prezantimin e tij, u shpërblye studenti Eas Hida, nga Fakulteti Juridik në Prishtinë, për temën “Terrorizmi dhe IRA”.

Vlerësimi për relevancë shoqërore e ekonomike, i takoi temës  “Efekti i shpërndarjeve së buxhetit në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, Blina Zhubi dhe EgzonThaqi;

Për inovacion dhe ndërveprim i takoi temës “Lexuesi i mendjes”, Shkëlqim Miftari dhe Bujar Prebeza, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, dhe

Vlerësimi për angazhim në komunitet i takoi temës “ Etika në administratën publikë në Ferizaj”, iprezantuar nga Vjollca Aliu, studente e Fakultetittë Administratës Publike në Ferizaj.

 “E falënderoj Kolegjin AAB  që  organizon aktivitete të  tilla,  sepse këto aktivitete  ndikojnë  direkt në motivimin tonë drejt një rruge më të ndritur. Rinia është e ardhmja e vendit, ne si rini- studentë, jemi duke studiuar dhe punuar në vazhdimësi  në ngritjen e mirëqenies së vendit tonë”, tha me këtë rast studentja Blina Zhubi.

Në përbërje të komisionit vlerësues ishin: Xhavit Rexhaj,  Fatmir Qollkaj, Kosovare Ukshini, Fortesa Kadriu, Dashnim Ismaili, dhe Blerta Prevalla.

 

Share: