U themelua Klubi“Hulumtuesit e Rinj të Psikologjisë”

26 Maj 2016

Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB, ka themeluar Klubin “Hulumtuesit e Rinj të Psikologjisë”, synim i të cilit është që studentëve t’ u ofrohet mundësia që të zhvillojnë më tej njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet e tyre për shkencën e psikologjisë.

“Studentët e klubit, do të kenë mundësi përfshirjeje aktive me ekipin e stafit akademik në projektet madhore të fakultetit, në krijimin e përvojës kërkimore në ekip hulumtues, do të marrin pjesë në punëtori për metoda hulumtuese,do të jenë pjesëmarrës në tema të ndryshme hulumtimi, do të kenë mundësi të zhvillojnë shprehi dhe shkathtësi kërkimore dhe të marrin pjesë në konferenca të ndryshme”, ka thënë dekanja e këtij fakulteti  dr. sc. Merita Shala.

Prof. Shala ka shtuar se studentët hulumtues të klubit tashmë kanë filluar edhe me aktivitetet e tyre disa nga të cilat tashmë janë realizuar, por ky klub do të hartojë edhe planin e vet zhvillimor për vitin akademik 2016-2017,dhe prioritet i këtij klubi është bashkëpunimi edhe me klubet e tjera të fakulteteve të Kolegjit AAB.

Studentët e angazhuar në këtë klub janë: Anesa Cucoviq, Lirim Berisha, Ardiana Karameta, Arlinda Palokaj, Anda Pallaska, Armend Gashi, Nikoll Pnishi, Diellza Hajdari, Mrgaritare Morina, Fletë Hoxha, Vlera Veliu, Shqipor Gashi, Erblina Ramadani, Sefer Behrami, Erda Osmani,Adem Gashi, Elona Karaqica dhe Djellëza Kukaj, të cilët do të angazhohen dhe punojnë nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin e mësimdhënësve si, Merita Shala, Mimoza Shahini, Fortesa Kadriu dhe Shpend Voca.

Klubi“Hulumtuesit e Rinj të Psikologjisë” është themeluar me iniciativë dhe përkrahje të Dekanatit dhe në bashkëpunim me stafin mësimdhënës dhe studentët e Fakultetit të Psikologjisë.

Tashmë ky klub ka edhe logon e tij, të cilën e ka punuar studenti i vitit të dytë Mirsad Myrtezani.

Share: